Familja e yllit të Il Divo, Carlos Marin, kërkon të shikojë trajtimin që mori në spitalin në Mbretërinë e Bashkuar, ku vdiq pasi u infektua me koronavirus. 53-vjeçari humbi jetën pas një lufte dy javore teksa ndodhej i shtruar në Spitalin Mbretëror të Mançesterit.

Motra e tij konfirmoi se varianti Delta i ishte prekur mushkëritë e tij duke e lënë në kujdes intensiv. “Kam folur me nënën e tij ditën kur vdiq dhe ajo po thoshte se ishte e bindur që po të kishte qenë në Spanjë, do të kishte mbijetuar.“, tha avokati i tij, Alberto Martin.

Familja e yllit të Il Divo, Carlos Marin, do të shikojë trajtimin që ai mori para vdekjes së tij.

“Është diçka që duhet ta analizojmë kur të shohim të gjitha dokumentet mjekësore sepse mendojmë se kishte kohë për të kontrolluar situatën e tij dhe për të përmirësuar gjërat, në mënyrë që të shpëtonte, që ishte gjëja më e rëndësishme”, shtoi ai.

Artikulli paraprakOMICRON “U FUT” NË KOSOVË, A DO TË KETË MASA SHTRËNGUESE
Artikulli tjetërVRAU ME ARMË QENIN, GJOBITET ME 30 MIJË EURO