Drejtori i tatimeve Hysen Hysaj i ka kthyer përgjigje administratorit të Velipojës Mark Laloshi lidhur me hapësirat publike që janë zënë në mënyrë të kundërligjshme në plazhin e Velipojës.

Kreu i tatimeve thotë se në një takim të zhvilluar në bashkinë Shkodër është vendosur të ngritet një task-forcë përmes një plani pune ku secili institucion, bashkia, tatimet dhe policia të kenë përfaqësues të vet por edhe detyra të ndara. Drejtori Hysaj shprehet se tatimet në këtë task-forcë të ngritur kanë për detyrë të konfiskojnë vetëm subjektet e paliçensuara ndërsa të liçensuarat që kanë abuzuar duke zënë hapësirat publike i mbesin bashkisë dhe policisë. Nga sot duhej që të fillonte punën në terren task-forca e ngritur për lirimin e hapësirave publike në Velipojë por drejtori Hysaj thotë se kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ende nuk e ka firmosur planin e punës gjë e cila bëhet pengesë për nisjen e punës në terren. Afati i task-forcës të ngritur është një javë, nga data 7 korrik deri me 15 korrik. Deri atëherë duhet parë nëse hapësirat publike të përcaktuara në Velipojë do t’u kthehen apo jo qytetarëve apo do vijojnë të jenë të zëna ashtu si çdo vit duke i lënë të abuzojnë haptas.

Artikulli paraprakURA E BAHÇALLEKUT, TUKA: AUTORITETI I RRUGËVE DUHET GJOBITUR
Artikulli tjetërREZONANCA MAGNETIKE, ÇDO DITË 10 EKZAMINIME