Administratori i Velipojës Mark Laloshi i ka kthyer përgjigje kryeinspektorit të mjedisit Edmond Tërthorja në lidhje me ndotjen në plazhin e Velipojës.

Laloshi pranin situatën por sipas tij këto mbetje nuk janë të njësisë Velipojë por vijnë nga mbeturinat që hidhen në lumenj dhe më pas përfundojnë në grykëderdhjen e Bunës duke ndotur Velipojën apo plazhin e Ulqinit. Deri kur të vije sezoni turistik Velipoja do të pastrohet thotë Laloshi ndërsa shprehet se bashkia po merr masa. Kryeinspektori i mjedisit Tërthorja apeloi për pastrimin e Velipojës dhe marrjen e masave konkrete. Administrartori Laloshi është vënë në lëvizje në mënyrë që në prag të sezonit turistik të mos ketë mbeturina në plazhin e Velipojës.

Artikulli paraprakNEXHMI BUSHATI, SJELL “DITARIN” E QEMAL DRAÇINIT
Artikulli tjetërTË DIELËN, AKREPAT NJË ORË PARA, VJEN ORA VERORE