Ndryshe nga operatorët turistik në Velipojë, pushuesit shprehen se këtë vit ka një rritje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar. Gjithsesi sërish pushuesit thonë se çmimet janë të përballueshme.

Çdo vit plazhi i Velipojës frekuentohet nga mijëra pushues të cilët janë nga vende të ndryshme të Shqipërisë por jo vetëm. Një numër i lartë i këtyre pushuesve vijnë nga Kosova. Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror ndërsa ata që vijnë për herë të parë rikthehen sërish për shkak të kushteve të mira në këtë plazh.

Ndër vite plazhi i Velipojës mbetet si një nga qendrat turistike më të bukura të veriut të Shqipërisë. Me peisazhin e larmishëm ku ndërthuren hijshëm deti, rëra, derdhja e Bunës, pylli dhe kodra Velipoja vijon të jetë e preferuara e pushuesve çdo vit.

Artikulli paraprakSHTYERJA E NISJES SË MËSIMIT, MINISTRJA TAKON ZYRAT VENDORE
Artikulli tjetërFEMRA, VLLAZNIA KUALIFIKIM NË 32 EKIPET MË TË MIRA NË EUROPË