Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje me përfaqësues të qendrave të VV-së, ku është diskutuar rreth situatës së krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje pas dorëheqjeve të kryetarit Visar Ymeri dhe disa anëtarëve të Kryesisë, procesin zgjedhor për kryetar të Lëvizjes si dhe për iniciativën e 43 deputetëve të PAN-it për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Në këtë mbledhje kryetarët e Qendrave u njoftuan me kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr që të kthehen ne Kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet, thuhet në njoftim.

Kryetarët dhe përfaqësuesit e qendrave e kanë përkrahur kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr por kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në Statutin e partisë. Njoftimi i plotë nga mbledhja e VV-së: Mbledhja me Kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, VETËVENDOSJE! u mbajt mbledhja me kryetarët e Qendrave të Lëvizjes. Në mbledhje morën pjesë 27 përfaqësues të Qendrave, në mesin e tyre edhe tre përfaqësues të qendrave nga diaspora: Verim Mejzini nga Austria, Bekim Halimi nga Britania e Madhe dhe Mujë Shala nga Zvicra, ndërkaq dy kryetarë mungonin me arsye, kurse Kryetarët e Qendrave të tjera të Lëvizjes nga diaspora mbledhjen e ndoqën përmes rrjetit Skype.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së krijuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! pas dorëheqjeve të Kryetarit të saj dhe disa anëtarëve të Kryesisë, si dhe për procesin zgjedhor për Kryetar të Lëvizjes.

Artikulli paraprakCILËSIA E DOBËT E PUNIMEVE, AKSI RRËSHEN-KLOS DREJT SHKATËRRIMIT
Artikulli tjetërRADHË KILOMETRIKE NË KAPSHTICË