Deputeti i Partisë Social Demokrate në qarkun e Shkodrës Tom Doshi, i cili në legjislaturnë e fundit ka votuar gjithnjë pro qeverisë, ëhstë dukur i matur gjatë diskutimit të sotëm në Komisionin e Ligjeve lidhur me projekt-ligjin për Vettingun në radhët e policisë.

Kritikave të kolegut demokrat Enkelejd Alibeaj se ky projekt-ligj kishte mangësi pasi nuk parashikonte burgun por vëtëm përjashtimin për policët e kapur me kanabis dhe moskthimi në radhët e policisë Doshi iu përgjigj me propozimin që projekt-ligji të mos votohet të enjten në parlament, por të merren parasysh dhe amendimet e opozitës dhe më pas ai të votohet me konsensus nga të gjitha palët. “Dëshira ime si deputet do ishte që ligji për policinë e shtetit të merrte 140 vota, siç kemi dhënë për reformën kushtetuese. E drejta e opozitës është të bëjë propozimet e veta, jo në komision të ligjeve, por në Parlament. Nuk është nami që të enjten të mos futet në votim. Unë e mbështes opozitën që komisioni, të përbëhet jo nga njerëz të ermëruar, pasi të bëhet një vetting dhe asnjë deputet të mos ketë në shpirtin e tij që s’jam dakord, sepse çdo deputet përfzaqëson 10 mijë zgjedhës. I sugjeroj Alibeajt edhe Nasipit që tua sugjerojnë kryetarëve të partive të tyre. I bëj thirrje qeverisë që mos të paragjykohet edhe në këtë komision besoj se biem dakord, ky ligj s’mund të bëhet për policinë brenda 1 apo dy vjetësh. Ky ligj do meket, ky ligj do meket edhe për ty nesër që si opozitë ppretendon të vish në pushtet. Prandaj duhet bërë me dakordisënë e të gjithëve” – tha Doshi. Edhe deputetja e LSI-së Silva Caka e kundërshtoi projekt-ligjin duke thënë se ashtu siç është paraqitur, partia e saj nuk do ta votojë. “Në formën që ka ardhur dhe fakti që përfaqësuesit të mos i përjgigjen disa pyetjeve që kanë të bëjnë me besueshmërinë e procesit për punonjëist e policisë, më forcon bindjen se ky nuk është proces rivlerësimi, nuk është proces ristandarizimi, por proces riciklimi i çunave që hoqen kapelet dhe vodhën votat dhe i çunave që hoqën kapelen dhe mbushën Shqipëirnë me kanabis. Kështu që nëse doni të keni dhe miratimin tonë, duhet një ligj për të gjithë shqiptarët, sepse policia nuk është e asnjë partie. Hajde të bëjmë një produkt, por kështu siç ka ardhur, kjo nuk votohet”. Sakaq deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se ky projekt-ligj evidenton problemet dhe e kap dashin nga brirët, ndërkohë që qeveria e kaluar, sipas saj jo vetëm që nuk ia preu kokën dashit, por e bëri mbret. “Atje ka probleme, ka probleme, i kemi evidentuar. Nuk tregojmë lajka dhe lule që të tregojmë sa të mirë jemi.

Raporti i paraqitur nga MB e thotë se kush janë problemet. Problemet që kanë dalë nga ky vlerësimkanë kërkuar që të bëhet një vlerësim total i figurës së policit. Sigurisht një pjesë e tyre kur janë rekrutuar kanë qenë pjesë e kontrollit të auditit përkatës, por jo në vijimësi kur këta punonjës kanë ushtuar detyrat. Kështu që, duke qenë se kemi këto probleme, ta kapim dashin prej brirësh, këto bën ky projekt-ligj. Dashit nuk i është prerë koka por është bërë mbret në qeverinë tuaj, kurse ne po e kapim dashin prej brirësh” – tha ajo.

Artikulli paraprakVETËVRITET ME ARMË BRENDA NË MAKINË 22-VJEÇARI
Artikulli tjetërNDIMA EKONOMIKE, BASHA: EMERGJENCË KOMBËTARE,RAMA NDJEK METODA NAZISTE