Banorët e qytetit italian Licata kanë shpërndarë në mediet sociale pamje të spiraleve të ujit të ngjashme me tornadot që janë formuar në brigjet e Licatas.

Ana jugore e Siçilisë është përballur me mot të ashpër, duke përfshirë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta.

Zyrtarët thonë se ‘vorbulla’ të shumta kanë përfshirë të gjithë rajonin. Mësohet se një person ka vdekur si pasojë e motit të keq.

Një spitale uji është e ngjashme me një vorbull ere që formohet mbi ujë, të cilat kur kalojnë në tokë njihen si tornado, shkruan BBC.

 

Artikulli paraprak“PARA NGA QIELLI”, QYTETARËT DALIN PËR TË MBLEDHUR (VIDEO)
Artikulli tjetërATAKU TEK TË RINJTË, ÇFARË SHKAKTON DHE SI TA PARANDALONI