Futbolli në Evropë dhe në Botë po përballet shpesh me disa situata të hidhura të cilat sipas mjekëve janë thjesht një rastësi.

Sulmet në zemër për futbollistët po bëhen gjithnjë e më shqetësuese në vendet më të zhvilluara e jo më në ato Afrikane.

Ditën e shtunë në Algjeri në ndeshjen e kategorisë së dytë me ASM Oran, lojtari i MC Saida, Sofiane Lokar 30-vjeç, ndërroi jetë në fushën e lojës pikërisht nga një sulm në zemër.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por nuk ia dolën. Ndeshja u ndërpre dhe në ambientet e stadium ngjarja u përjetua rëndë sidomos nga lojtarët e tjerë. Gjithashtu mësohet se futbollisti ishte martuar para një jave.

Nga Shkodër Info

Artikulli paraprakTRAGJEDI/ KATËR TË RINJ SHQIPTARË HUMBIN JETËN NË AKSIDENT, 2 TË TJERË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërMAKINA U PËRFSHI NË FLAKË PAS AKSIDENTIT TË TREFISHTË, VDES TRAGJIKISHT FËMIJA 3 VJEÇ