Së fundmi në rrjetet sociale është publikuar një video e një çifti në momente intime ku pretendohet se personi në fjalë është Bruno. Ai shihet gjysmë i zhveshur duke u puthur me një vajzë. Vetë konkurrenti nuk ka reaguar rreth kësaj videoje deri ditën e sotme.

Videoja është paraqitur sot në emision teksa Bruno tha se duket qartë që nuk është ai. Më tej ai shton se djali në fjalë nuk ka as tatuazhe, të cilat Bruno i ka pasur që 18 vjeç.

“Më vjen keq që kanë dalë këto imazhe edhe për njerëzit që janë në atë foto. Unë nuk jam se unë që 18 vjeç e kam tatuazhin në qafë dhe krahu nuk përkon. E kam parë foton pa blur dhe po ta shihet pa blur duket që personi në foto nuk jam unë.

Këto video janë komprometuese për të gjitha karakteret që janë në këtë studio. Në atë video vërtet nuk jam unë por është kompromentuese”, tha Bruno.

Artikulli paraprakVRAU PAMËSHIRSHËM GRUAN 20 VJEÇE, I BURGOSURI RRËFEN DETAJE NGA JETESA NË BURG E PILOTIT
Artikulli tjetërFOTO-LAJM/ NË DUART E ZJARRFIKËSVE, MOMENTI KUR FËMIJA I VOGËL SHPËTOHET NGA FLAKËT