Në kuadër të aksionit “Të Pastrojmë Shqipërinë”, bashkia Shkodër në bashkëpunim më Drejtorinë Arsimore Rajonale kanë organizuar një aktivitet sensibilizues me fëmijët e shkollave të qytetit.

Anëtarja e grupit, kosherja e bletëve, Gjoana Leka tregon se qëllimi I aktivitetit është ndërgjegjësimi për lënien jashtë përdorimit të qeseve plastike për shkak të rrezikut që shkaktojnë duke ndërtuar strajca si simbl të kësaj veprimtarie.

Ndërkohë aktivitet të tilla do të vijojnë edhe ditët në vazhdim. Mbrojta e mjedisit është qëllimi kryesor që bashkia ka ndërmarrë jo vetëm në pikat më problematike të qytetit por edhe jashtë qytetit.

Këtë herë takimi konsiston pikërisht tek fëmijët të cilët sipas anëtare Leka interesimi i tyre për mbrojtjen e mjedisit është mjaft I lartë duke u përpjekur të ndërtojnë mënyra efikase për të nxjerrrë jashtë përdorimit metodat që deri tani kanë shkatërruar ekosistemin.

 

Artikulli paraprakMESHË PËR 25 VJETORIN E PAPA GJON PALIT II NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërELSEDITA SELAJ SHPALLET NËNKAMPIONE EUROPE