Vllaznia B I është rikthyer fitores pas një sërë humbjesh të njëpasnjëshme në kampionatin e katëgorisë së parë.

Shkodranët kanë luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” ndaj Besës së Kavajës ku ka mjaftuar një gol I shënuar nga Arsen Hajdari për të shënuar kështu edhe fitoren e skuadrës shkodrane. Trajneri I Vllaznia B Ervis Kraja u shpreh I kënaqur me lojën e zhvilluar ku shpreson që tashmë ti rikthehn fitoreve.

Ndërkohe trajneri Kraja shprehet se ndeshjen e rradhës e kanë me ekipin e Shijakut e në vazhdim kalendari për ta nuk është I vështirë. Por përveç fitores e veçanta e kësaj ndeshjeje është se për Vllaznia B u është dhuruar një premio për ti motivuar edhe më shumë futbollistët shkodran. Vllaznia B tashmë si objektiv të saj ka që të arrij të tjera fitore pas një fillimi jo të mbarë që kanë pasur në këtë sezon në kategorinë e parë.

Artikulli paraprakTABAKU : STRESI FAKTORË KRYESOR PËR SËMUNDJET E STOMAKU
Artikulli tjetërVLLAZNIA BASKET KORR NJË TJETËR FITORE