Është mbyllur me rezultatin 1-1 ndeshja e fundit e Abbissnet Superiore ajo ndërmjet Vllaznisë dhe Laçit e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Vendasit nuk arritën të sigurojnë një fitore dhe ky barazim I lë ata në vendin e pestë të renditjes. Ishte skuadra shkodrane ajo që kaloi e para në avantazh përmes një goli të shënuar nga Bekim Balaj në minutat e para të pjesës së dytë. Në mintën e 70’ të takimit Guindo i vetëm në zonë godet, por topi ndalet nga Zogoviç, por ka pasur një devijim me dorë nga Bulatoviç dhe ndëshkohet me karton të kuq, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR, Hamiti anulon kartonin e kuq dhe e ndëshkon me të verdhë mbrojtësin. Kështu skudra e Laçit baeazon shifrat përmes një penalltie të gjuajtur nga Guindo. Raste të shumta në vazhdimin e pjesës së dytë por pa asnjë finalizim.

Artikulli paraprakMBYLLET ME BARAZIN PA GOLA PJESA E PARË E NDESHJES VLLAZNIA – LAÇI
Artikulli tjetërDITA E 10-TË E EMERGJENCËS, PRESIDENTJA E KE-SË VIZITON RAJONIN E EMILIA ROMAGNA-S NË ITALI!