Bashkia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me kërkesën që ka bërë Safet Gjici për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Në një deklaratë për media, është sqaruar pozicioni i pushtetit vendorë duke theksuar se nuk do të ketë asnjë veprim konkret deri në konstituimin e Këshillit Bashkiak. Në deklaratën e publikuar për media, thuhet: “Sqarim i opinionit publik në lidhje me kërkesat e z. Safet Gjici, për vetofrimin e tij që të kontribuojë pranë Klubit të Futbollit “Vllaznia”.

Bashkia Shkodër e sheh të nevojshme që të sqarojë opinionin sportdashës shkodran dhe më gjerë në lidhje me deklarimet në media të z. Safet Gjici për pretendimet ndaj klubit “Vllaznia”. Pavarësisht se këto deklarime nuk janë zyrtare dhe nuk kanë referenca ligjore, ato nuk mund të trajtohen në momentin tranzitor që ndodhet Këshilli i Bashkisë Shkodër. Sipas ligjit Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, akoma nuk janë konstituar organet e qeverisjes vendore, të dala nga zgjedhjet e datës 21 qershor 2015. Bashkia Shkodër dëshiron të theksojë se ajo do të jetë korrekte, transparente dhe e hapur për të trajtuar ligjërisht çdo kërkesë zyrtare nga persona apo palë të interesuara, që duan të kontribuojnë pranë ekipit të futbollit “Vllaznia”, gjithmonë në përputhje të plotë me aktet ligjore “Për Shoqëritë Tregtare”, pasi i tillë është statusi ligjor aktual i klubit të futbollit “Vllaznia”. Menjëherë pas bashkisë kanë reaguar dhe drejtuesit e skuadrës shkodranë në një tjetër deklaratë, duke hedhur poshtë zërat se mund të ketë krizë financiare. Po ashtu në një komunikatë zyrtare për media drejtuesit sigurojnë futbollistët vazhdimësinë e kontratave dhe anën financiare duke marrë garancinë nga Bashkia e Shkodrës. Pavarësisht se nuk ka një veprim konkret por kjo lë të kuptohet qartazi se Vllaznia do të vazhdojë të jetë nën menaxhimin e pushtetit vendorë. Ndëerkohë tek kuqeblutë në Slloveni ka mbërritur për provë sulmuesit Kroat, Tomislav Iviçiç. Nga ana e tjetër drejtuesit kanë grantuar që deri në fund të merkatos do të realizojnë të paktën dhe katër përforcime të tjera.

Artikulli paraprakÇAKO INSPEKTON DOGANËN NË RINAS, THIRRJE NDAJ AZILANTËVE
Artikulli tjetërEUROPIANI I BOKSIT, ELIMINOHET EDHE CHRISTIAN DEMAJ