Vllaznia e basketbollit të meshkujve do të luajë këtë të mërkurë ndeshjen e parë të play-off në fazën çerekfinale. Shkodranët do të kenë përballë Kamzën, teksa kjo ndeshje e parë në mes këtyre dy skuadrave është planifikuar të luhet ditën e mërkurë në ora 19:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Damian Bekteshi thotë se objektiv padyshim që është kalimi i këtij kundërshtari dhe kualifikimi për në gjysmëfinale.

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka arritur ta mbyllë kampionatin e rregullt në vendin e tretë të renditjes. Kuqeblutë në 20-ndeshjet e zhvilluara, kanë arritur të fitojnë 15 prej tyre, ndërsa në pesë kanë dalë të mposhtur nga fusha e lojës.

Artikulli paraprak10 VITE PA VARREZA, MERR ZGJIDHJE PROBLEMATIKA
Artikulli tjetërHUMBJA E VLLAZNISË NDAJ LAÇIT NË FOKUSIN E “STAR SPORT”