Sigurimi i vendit ku do të prehen të vdekurit nuk do të jetë më problem për banoret e fshatit Gjader në Njesinë Administrative të Dajçit në Lezhë.5 mijë metra katror tokë janë vënë në funksion të varrezave, duke i dhënë zgjidhje një shqetësimi 10-vjeçar në këtë zonë.Investimi është realizuar nga Bashkia Lezhë dhe i jep zgjidhje problematikes të pakten për 4 dekadat e ardhshme.

Zgjidhja e problemit të varrezave në këtë fshat, u prit mjaft mire nga banoret dhe përfaqësuesit e klerit katolik, të cilët thonë se nuk kishin një vend ku të preheshin të vdekurit.

Fshatit Gjader i mungonin varrezat prej të pakten 1 dekade dhe banoret detyroheshin të varrosnin të vdekurit në zona të tjera apo në toka bujqësore afer banesave të tyre.

Artikulli paraprakBLLOKIMI I HYRJES NË RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA BASKET MESHKUJ TË MËRKURËN NDAJ KAMZËS