U prit të vinte javën që shkoi, por në fakt ka mbërritur vetëm mbrëmjen e së mërkurës. Fjala është për një tjetër basketbollist amerikan që do të jetë tani e tutje pjesë e Vllaznisë. Kështu, bëhet fjalë për Anthony Ozubuekwe, një basketbollist i gjatë 2.04-metra dhe që luan në pozicionin e qendrës. Në fakt, kuqebluve u kishte munguar një basketbollist i tillë dhe me ardhjen e tij shpresohet shumë të jetë gjetur i duhuri. T

ashmë, drejtuesit e Shoqatës së Basketbollit Vllaznia do të bëjnë çmos për ta federuar sa më shpejt, në mënyrë që Ozubuekwe të jetë i gatshëm për të luajtur me skuadrën në fundjavë në ndeshjen e rradhës. Kështu, basketbollisti i sapoardhur bëhet amerikani i tretë që është bashkuar me skuadrën shkodrane, pasi pjesë e saj janë edhe Craig Lamont Saab dhe Mckyron Endrel Tucker. Në fakt, largimi i Memçajt për tek Teuta e bëri mëse të domosdoshme ndërhyrjen në merkato të kuqebluve dhe për më tepër, ata tashmë kanë marrë një basketbollist në pozicionin që kishin më shumë nevojë dhe poashtu, edhe me një shtatlartësi të admirueshme.

Vllaznia ndodhet për momentin në vendin e gjashtë të renditjes dhe objektivi i deklaruar edhe nga trajneri Damian Bekteshi është që të renditen brenda 6-shes së parë dhe të arrijnë të hyjnë në fund të kampionatit në fazën play-off, pasi kujtojmë se sivjet do të jetë me 6-skuadra.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-LAÇI, TRAJNERI OSMANI: VETËM PËR FITORE
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK, JA DISKUTIMET