Përgatitjet ende nuk kanë filluar tek Vllaznia dhe largimet nga ekipi kanë qenë të shumta por me sa duket pranë largimit është edhe trajneri Armando Cungu.

Në një periudhë kur Cungu ishte rikonfirmuar për drejtimin e Vllaznisë edhe për sezonin e ri duket se ish trajneri i Kukësit dhe Laçit po mendon largimin. Situata e paqartë tek ekipi dhe starti përgatitjeve me vonesë sipas gjithë specialistëve të futbollit shkodran duket se kanë lënë të zhgënjyer Cungun.

Largimet e shumta dhe mosafrimi i asnjë elementi për zëvendësimin e tyre duket se është një tjetër faktor që po shtyn trajnerin Cungu drejt dorëheqjes. Edhe Cungu në një dalje para mediave pak javë më parë theksoi se ai do analizonte situatën tek Vllaznia për të marrë një vendim përfundimtar për të vazhduar në krye të ekipit ose jo.

Me sa duket deri në këto momente trajneri e shikon situatën si të pashpresë pëe sezonin e ri dhe konsideron se do ripërsëritet ajo situatë e rënies nga kategoria e sezonit të kaluar. Por gjithsesi nga sa mësohet trajneri Cungu do marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij në krye të stolit kuq e blu me fillimin e përgatitjve ku do ballafaqohet me drejtuesit dhe lojtarët si edhe objektivat për sezonin e ri 2017-2018.

Artikulli paraprakPULSI-ON, “PROGRAMI I PRAKTIKËS”
Artikulli tjetërVLLAZNIA ZERO AFRIME DHE VETËM LARGIME