SYNOEHT NJË SULMUES, MBROJTËS E MESFUSHORË.Skuadra e Vllaznisë duket se ka piketuar dhe reparet ku do të ndërhyjë në merkaton e janarit përsa i përket përforcimeve në merkaton e janarit. Siç mësohet nga burime pranë stafit drejtues, do të synohet si përforcim nga një lojtarë për repartin e sulmit, të mesfushës dhe të mbrojtjes.

Këto mund të jenë si objektiv kryesorë por jo kusht i domosdoshëm pasi kjo do të jetë dhe në varësi të lojtarëve të rinj që do të bëhen pjesë e skuadrës dhe që do të përzgjidhen nga trajneri Baldo Raineri. Për tu sqaruar duhet thënë se bordi i Vllaznisë, ka vendosur ti japë të drejta të plota trajnerit italian në përzgjedhjen e lojtarëve që ai do të dëshirojë për të përballuar pjesën tjetër të sezonit futbollistik. Në përzgjedhjen e tij do të jenë dhe ato futbollistë që nuk do preferohen të jenë pjesë e skuadrës. Përsa i përket përforcimeve deri tani nuk ka lëvizje apo emra konkret, pasi dhe këtë drejtuesit apo dhe stafi teknik është i paqartë në veprimet që do të ndërmarrë. Kjo do të bëhet në janar, pasi stafi teknik italian është pushim, ndërsa trajneri i të rinjëve Samuel Nikaj që është duke drejtuar stërvitjen nuk ka të drejtë të bëjë asnjë lëvizje. Duke u ndalur tek reparet, jo pa qëllim kërkohen vetëm tre përoforcime, por me kushtin që të jenë cilësorë, në krahasim me pjesën tjetër të ekipit. Arsyea është se hapësirat që mund të krijohen të plotësohen me lojtarët e rinj, dhe nga një futbollist, cilësorë si sulmues i mirëfilltë, mesfushorë dhe mbrojtjes, do ti japin siguri ekipit për të qenë më i qetë në vazhdimësinë e sezonit. Sulmuesi Soza do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës pavarësisht se nuk ka arritur të shënojë në çdo ndeshje. Gjithsesi, tre përforcime janë piketuar ndaj duhet pritur se si do të veprohet në janar, e kush do të jenë të përzgjedhur e stafit teknik.