Vllaznia është nisur drejt Austrisë për të zhvilluar fazën përgatitore ku në qendër të vëmendjes është përballja e Konferencë Ligë përballë rumunëve të Krajovës. Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa shprehet se është i kënaqur që kërkesa e tij për ta zhvilluar fazën përgatitore në Austri u plotësua por ky është momenti më i vështirë për një trajner sepse shumë prej planeve për ardhje lojtarësh në merkato mund edhe të mos realizohen.

Tekniku Josa kërkon që të ketë disa futbollistë që duhet të vijnë në merkato tek Vllaznia por duke ruajtur edhe ekuilibrat në skuadër sepse sipas tij ardhjet e tepërta mund të shkaktojnë probleme brenda ekipit.

Vllaznia gjatë fazë përgatitore në Austri do të zhvillojë të paktën 3 ndeshje miqësore në mënyrë që stafi teknik të ketë gati skuadrën për Konferencë Ligë por edhe sezonin e ardhshëm futbollistik.

 

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR LIRON TROTUARET NË LAGJEN “RUS”
Artikulli tjetërATLETIKA, VLLAZNIA FITUESE NË KAMPIONATIN E TË RINJVE