Vllaznia e futsallës nuk ia ka dalë dot të mposhtë Tiranën dhe të marrë fitoren e tretë rradhazi në kampionat. Kuqebluë u mposhtën me rezultatin 8-9 nga bardheblutë, në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Sfida ka patur shumë rivalitet, por Tirana e cila është shpallur edhe matematikisht kampione, tregoi vlera dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh 5-2. Ndërkohë, shkodranët u munduan të reagojnë në pjesën e dytë dhe ia dolën.
Ato arritën të ngushtojnë rezultatin falë golave të Djepaxhisë, Tafilit dhe Gjoklajt. Më pas, Vllaznia tentoi madje edhe të barazojë, por nuk ia doli dot dhe gjithçka u mbyll me fitoren e ngushtë 9-8 të Tiranës.
Me këtë humbje, Vllaznia ia ka lëshuar vendin e dytë në renditje Partizanit, edhe pse të dy skuadrat janë me pikë të barabarta, nga 14.