Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra ka nisur tashmë edhe fazën përgatitore sa i përket pjesëmarrjes se tyrë në Ligën e Kampioneve.

Nga sa është bërë e ditur ekipi ka nevojë për përforcime dhe bëhet fjalë për dy futbolliste malazeze që tashmë janë bërë pjesë e skuadrës kuqeblu bën me dije presidenti Lazer Matija i kontaktuar nga Star Plus.

Ndërkohë si një repart që duhet perforcuar është edhe porta dhe presidenti Matija bën me dije se me shumë mundësi në fundjavë do të prezantohet edhe lojtarja që do të zërë këtë pozicion.

Në këtë mënyrë Vllaznia në futboll për femra do të kompletohet tërësisht duke u bërë gati për ndeshjet e Champions League që do të zhvillohen në muajin gusht në Sarajevë.

Nga sa bëhet me dije çdo gjë sa i takon përgatitjeve po shkon mirë dhe sipas planit të trajnerëve Nikolin Leka dhe Arben Parmeza ku si objektiv të tyre kanë kalimin e turit të parë.

Edhe pse për skuadrën kuqeblu në futboll për femra ky kompeticion nuk do të jetë i thjeshtë pasi përballë do të kenë tre ekipe që janë kampione të shteteve si Bosnja, Estonia dhe Moldavia. Ekipi shkodran do të synojnë që të realizojë një paraqitje të mirë.

 

Artikulli paraprakKA LËVIZJE TE VLLAZNIA, PRITEN EMËRIMET
Artikulli tjetërVIDEOJA MË E KLIKUAR NË HISTORINË E FACEBOOK-UT