Vllaznia e futsallës do të luajë ndaj Flamurtarit të dielën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës për llogari të javës së nëntë të kampionatit. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i kuqebluve, Arben Xhaferi, tha se ky duel ndaj Flamurtarit është shumë i rëndësishëm, ndërsa u bëri thirrje tifozëve për të treguar qytetarinë shkodrane në këtë përballje, pavarësisht incidenteve që ndodhën fazën e parë në Vlorë.

Xhaferi, që mban edhe rolin e drejtorit sportiv, foli edhe për synimet e këtij sezoni, ndërsa tha se vitin tjetër Vllaznia e futsallës do të ketë objektiva më madhore.

Pas javës së nëntë, Vllaznia e futsallës renditet në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit, duke lënë poshtë Flamurtarin.

Artikulli paraprakSTUDIUESI MARK PALNIKAJ PROMOVON LIBRIN E RI
Artikulli tjetërISH KRYETARI I BASHKISË SHKODËR BARDH SPAHIA KA REAGUAR PËR MBLEDHJEN E KABINETIT QEVERITAR NGA KRYEMINISTRI RAMA