I ftuar mbrëmë në rubrikën sportive të Star Sport ishte edhe Erdenis Gurishta. Kapiteni i Vllaznisë foli për ndeshjen kundër Laçit, si edhe për ecurinë e kuqebluve apo edhe takimin e radhës kundër Teutës.

”Fituam një ndeshje që parashikohej të ishte e vështirë kundër Laçit dhe ashtu doli. Them se e merituam fitoren pavarësisht se edhe Laçi kishte mundësitë e tija. Skuadra po e merr veten nga ndeshja në ndeshje dhe entuziasmi që u paraqit në fund të ndeshjes të së shtunës na kishte munguar prej kohësh” – tha Gurishta.

Harmonia e prishur?

“Këto janë vetëm fjalë që qarkullojnë lart e poshtë sepse skuadra ka pasur gjithmonë harmoni. Edhe kur kemi pasur rezultate negative ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar.”

Teuta?

“Do jetë një tjetër takim i fortë ku kundërshtarët tashmë kanë një lloj ndryshimi me ikjen e trajnerit Martini. Ne duam të vazhdojmë në ecurinë e këtyre javëve dhe të ngjitemi sa më lart në renditje.”

Kundërshtari më i fortë?

“Mund të them se ka qenë Kukësi sidomos kur na shënoi golin e parë në ndeshjen në Rrogozhinë. Them se ata na kanë vënë shumë në vështirësi”.

Artikulli paraprakNGA INTEGRIMI NË BE, KORRUPSIONI DHE DEBATET BRENDA PD, ZBARDHET TAKIMI I AMBASADORIT GJERMAN ME BASHËN
Artikulli tjetër(VIDEO) KËNGA E FIFIT QË I FIKSOI TË GJITHË, ËSHTË EDHE E PREFERUARA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA