Dy ekipet pretendente, Vllaznia dhe Kukësi, u ndalën mes tyre në një barazim 1-1 në Shkodër, duke i dhënë mundësi rivalëve.

Një ndeshje e haur deri në fund, por skuadrat ndanë vetëm një pikë.

Vllaznia e nisi shumë mirë takimin, teksa shënon që në minutën e tetë. Pas një aksioni në krahun e djathtë të Gurishtës, topi i tij në qendër mbërrin te Latifi, i cili gjuan menjëherë dhe dërgon sferën në rrjetë. Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

Vendasit nuk e ulën ritmin edhe në pjesën e dytë, madje në 65’ godasin edhe shtyllën. Por ata që shënojnë janë verilindorët. Në 70’ Puntus barazon për Kukësin pas një veprimi të bukur në zonë. Nuk ka më gol, dy ekipet ndalin njëri-tjetrit në luftën për kreun.

Artikulli paraprakKËSHILLI KOMBËTAR I PD-SË ZGJEDH KRYETARIN E RI, JA KUSH DO E ZËVENDËSOJË EDI PALOKËN
Artikulli tjetërGJENDET BRENDA NJË AUTOMJETI NJË PERSON I VRARË ME ARMË ZJARRI