
Vllaznia dhe Laçi do të ndeshen të shtunën në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00, për llogari të javës së 31-të të Abissnet Superiore. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, tha se është detyrë që Vllaznia të rikthehet te fitorja.
Trajneri Osmani vlerësoi rritjen e Laçit në ndeshjen e fundit nën drejtimin e teknikut shkodran Armando Cungu, por tha se beson shumë te fitorja.
Në ndeshjen ndaj Laçit, Vllaznia do të jetë e plotë, teksa trajneri Qatip Osmani do të ketë gati edhe mbrojtësin e djathtë, Geralb Smajli.