FIRMOS NJË MBROJTËS, PRITET TË VIJË SULMUESI STOJKOV.
Skuadra e Vllaznisë është kthyer në një kantier prove ndonse mbeten pak ditë përpara ndeshjes së parë. Pranë skuadrës  kanë mbërritur 4 futbollistë të huaj dhe një nga Kosova. Bëhet fjalë për 3 lojtarë nga Nigeria dhe një nga Zimbabve.

Në provë me kuqeblutë janë Mishel Kikey mesfushor që vjen nga Nigeria. Futbollisti i dytë është Fature Shereni i cili luan si mbrojtës dhe është nga Zimbabve. Uzbal Abenidyi është sulmuesi nga Nigeria që do të provohet nga trajneri Baldo Raineri dhe Ibe Ifeani Ogbo një tjetër mesfushorë po nga Nigeria. Mësohet se me Vllazninë pritet të jetë në provë edhe kosovari Batalli i njohur në kampionatin shqiptar si futbollist i Teutës. Këto lojtarë duket se janë ofruar nga zëvendëspresidenti Isuf Isufi pas konfirmimit nga “Gea Sport” pas bisedimeve me menaxherët e këtyre futbollistëve.

Ndërkohë që Ersin Mehmedoviç do të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë. Në orët e vona të së hënës vetë “Gea Sport” ka bërë zyrtare akordin me mbrojtësin serb. Mehmedoviç është lindur me 10 maj 1981 në Novi Pazar të Serbisë dhe ka një karrierë të pasur. Ai është aktivizuar në ekipe si: Novi Pazar, Tabor Sezhana, Remont Çaçak, Gent në Belgjikë, KV Mechelen, Poli Timoshoara, Progresul e Bukureshtit, Unirea Urziçeni, Dinamo e Bukureshtit dhe sëfundmi me ekipin e Taraz.

Po ashtu  pranë Vllaznisë pritet të mbërrijë edhe sulmuesi maqedonas Aco Stojkov. Ish futbollisti i kombëtares maqedonase të U-21 dhe më pas kombëtares së të rriturve pritet të bashkohet me kuqeblutë. Stojkov është 31 vjeç dhe është lindur në Strumica asokohe pjesë e ish-Jugosllavisë. Stojkov është një sulmues me një gjatësi prej 1.77 cm. Është aktivizuar me skuadra si Belaskia, për një sezon ka qenë pjesë e Interit në Seria A më pas ka kaluar në ekipe si Spezia, Gornik Zabrze, Castel di Sangro, Andria, Louvieroise, Partizanin e Beogradit, Debreçen, Nyiregyhaza, Aarau, Vardar dhe Botoshani. Nga viti 2003 deri në vitin 2009 ka shënuar 5 gola me kombëtaren maqedonase në eleminatoret e kampionatit europian dhe kupës së botës. Këto janë dhe lëvizjet e fundit në kampin shkodran ndaj dhe duhet pritur në qoftëse do të kemi të tjera kontrata të reja përpara fillimit të sezonit futbollistik.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/DQj2d7dl0c4?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]