AKOMA NUK ËSHTË CAKTUAR MBLEDHJA E KËSHILLIT. Skuadra e Vllaznisë, vijon të mbetet pa një drejtues, ndonëse ajo është pronë e Bashkisë së Shkodrës. Akoma nuk është përcaktuar se çfarë do të veprohet, pasi pritet mbledhja e Këshillit të Bashkisë, për të marrë vendimet e lëna përgjysmë.

Kontrata me “Gea Sport” nuk është prishur, bordi drejtues nuk është zëvendësuar, kështu Vllaznia drejtohet vetëm nga Administratori aktual dhe shefi i klubit. Të dy këta mund të mos jenë sërish pjesë në qoftë se Këshilli vendos të emërojë emra të rinj. Prandaj dhe kuqe blutë, përveç faktit se janë në pronësi të Bashkisë së Shkodrës, nuk dinë asgjë tjetër se çfarë do të bëhet me to. Mbledhja është duke mbajtur peng lëvizjet në pjesën drejtuese, por nga ana e tjetër, skuadra është duke vijuar serinë e humbjeve në kampionat. Është duke qarkulluar idea se disa këshilltarë mund të jenë pjesë e bordit drejtues. Ka nga ato ide që mund të rikthehen sërish grupi i biznesmenëve që janë bashkuar disa vite më parë. Por diskutohet gjithashtu që një grup këshilltarësh të bëjnë propozime konkrete. Të gjitha këto, janë vetëm ide dhe asgjë më shumë. Kjo pasi, veprimet konkrete bëhen në mbledhjen e Këshillit. Star Plus ka kontaktuar në Bashkinë e Shkodrës për të mësuar datën e mbledhjes së radhës. Përgjigjja që vjen është se akoma nuk është përcaktuar. Deri kur skuadra do të vijojë kështu? Pyetje kjo që vetëm drejtuesit e Bashkisë duhet ti japin zgjidhje. Skuadra rrezikon seriozisht rënien nga kategoria me gjithë këtë ecuri negative që po realizon. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Ty2Gs5F8oho?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKODHELI VIZITË DY DITORE NË SHBA
Artikulli tjetërENERGJIA, E PËSON EDHE VLLAZNIA !