Skëndërbeu dhe Vllaznia u përballën ditën e sotme në kuadër të javës së 7 të abissnet superiore. Edhe pse rastet nuk munguan, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë . Për të dyja skuadrat ky është barazimi i tretë radhazi në 4 ndeshje të zhvilluara në kampionat.

Pjesa e parë mbyllet me tension ku Adil përplaset fillimisht me Zguron dhe më pas me trajnerin Memelli. Gjyqtari Enea Jorgji pa gjithçka dhe me rikthimi ne ekipeve në pjesën e dytë ndëshkoi të tre protagonistët me karton të verdhë, për Adilin ky ishte kartoni i dyte duke lënë Vllazninë me dhjetë lojtarë, një rast i rrallë që nuk ndodh shpesh në futbollin shqiptar.

Në fund, dy ekipet ndajnë nga një pikë pas barazimit pa gola.

Shkodranët momentalisht pozicionohen në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa dinamo, ndërsa skëndërbeu në vendin e tetë me 3 pikë.

Artikulli paraprakNGJARJE TRAGJIKE/ PARTNERI VRET 18-VJEÇAREN SHQIPTARE DHE I PLAGOS TË ATIN
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI/ AMBASADA E SHBA: PRIORITET PLOTËSIMI I VAKANCAVE TË KRIJUARA NGA VETTINGU!