Vllaznia mposhti Tiranën me rezultatin 2-1. Në fakt, ishte Balaj që me dy golat e tij i dha fitoren kuqebluve. Sulmuesi shkodran kryeson edhe renditjen e golashënuesve në Superiore me 10-golat e tij. Në përfundim të sfidës, ai tha se pavarësisht golave të shënuar nga ana e tij, më të rëndësishme janë fitorja dhe pikët e marra në këtë ndeshje.
Balaj foli edhe për titullin, ku tha se dëshira është e madhe që Shkodra të gëzohet sërish, por ekipi duhet të jetë me këmbë në tokë.
Sulmuesi Bekim Balaj transformohet gjithnjë kundër Tiranës, teksa në nëntë ndeshje ndaj bardhebluve, ka shënuar nëntë gola.