Vllaznia ka arritur një fitore me përmbysje, me rezultatin 2-1 përballë Tiranës në javën e 20-të të “Abissnet Superiore”. Në “Loro Boriçi”, bardheblutë bënë një nisje më të mirë, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 14-të me anë të Haxhiut, teksa dërguan rezultatin në 0-1, rezultat ky që mbylli pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Vllaznia zgjohet dhe në minutën e 51-të shënon golin e barazimit. Pas zhvillimit të një goditje dënimi është Balaj që e dërgon topin aty ku Selmani nuk mund të bëjë asgjë dhe rezultati shkon në 1-1. Kur sfida po i drejtohej fundit, në skenë shfaqet edhe njëherë Balaj, i cili me një gjuajtje të bukur kompleton përmbysjen e çmendur në minutën e 84-t, duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj sfide, 2-1.

Me këtë fitore, Vllaznia “përqafon” kreun me 34-pikë, aq sa Dinamo. Ndërkohë, Tirana mbetet në kuotën e 18-pikëve, në vendin e parafundit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-TIRANA, BALAJ LOJTARI I NDESHJES
Artikulli tjetër28 PARTI NË GARË, NIS FUSHATA PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË