Trajneri i Vllaznisë Luan Zmijani nuk e di deklaratën e klubit të futbollit Vllaznia pas mbledhjes së bordit me drejtuesit, stafin dhe kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.

Tekniku Zmijani shprehet se në mbledhje nuk i është kërkuar llogari apo përgjegjësi edhe pse siç shihet në këtë deklaratë të vetë Vllaznisë ka patur kërkesë llogarie.

VLLAZNIA, ZMIJANI: MBLEDHJA NË BASHKI MË MIRË VONË SE KURRË

Trajneri Zmijani përdor shprehje popullore për mbledhjen e mbrëmshme teksa e quan tepër të vonuar por për të më mirë vonë se kurrë.

VLLAZIA, ZMIJANI: NUK E KAM FRIKË LAÇIN, PRES KTHESËN E EKIPIT

Duke folur për ndeshjen e radhës me Laçin, trajneri i Vllaznisë jo vetëm se nuk e ka frikë këtë ekip por deklaron se pas katër humbjeve radhazi pret kthesën e skuadrës së tij.

Pas shumë peripecive është arritur marrëveshja me drejtuesit e Tërbunit dhe ndeshja e së dielës Vllaznia-Laçi do të luhet në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës.