Pas ekipeve të basketbollit dhe volejbollit të femrave, edhe ai i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë e ka mbyllur kampionatin e tij, duke u mjaftuar vetëm me pozicionimin në katër më të mirat e vendit, por pa arritur dot të shkojnë në finale të kampionatit. Djemtë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja janë ndeshur ndaj Partizanit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke humbur me rezultatin 1-3 dhe në këtë mënyrë, të kuqtë me dy fitore në turin gjysmëfinal janë kualifikuar për në finale.

Në këtë mënyrë, Vllaznia në volejboll për meshkuj e mbyll këtu kampionatin e saj.

Artikulli paraprakBASKET FEMRA, VLLAZNIA E MBYLL NË KATËRSHE
Artikulli tjetërPASTRIM, DEZINFEKTIM DHE LARJE E RRUGËVE NË SHKODËR, UKQ DHE BASHKIA: DO VIJOJË PA NDËRPRERJE