Ambasadori amerikan, Donald Lu ka folur ditën e sotme për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, duke thënë se opozita dhe shumica duhet të përfshihen në këto diskutime.

“Nëse do të vendoset për votim elektronik në 2019-n, nuk duhet të prisni deri në verën e ardhshme, pasi më vonë do të jetë një dështim”, tha Donald Lu.

Ambasadori amerikan u shpreh se votuesit kanë më shumë besim te procesi me përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje. “Teknologjia në zgjedhje eliminon problemet me letrën. Jemi të gatshëm të mbështesim punën në çdo aspekt”, tha ambasadori.

Artikulli paraprak27 VITE NGA REVOLTA E 13 DHJETORIT
Artikulli tjetërPRESIDENTI META DEKRETON TRE AMBASADORË, MES TYRE DHE VISHO AJAZIN