Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Armanda, kanë votuar mëngjesin e sotëm. Presidenti Bagej votoi tek shkolla Kongresi i Lushnjës në Tiranë. Në fjalën e tij për mediat, Begaj tha se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit. Begaj tha se këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve, sot ushtrova detyrën time si qytetar. Natyrisht që çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që dëgjohet. Që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim. Unë e kam thënë edhe në disa prononcime që këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj.

Artikulli paraprakRAPORTI I PARË PËR PJESËMARRJEN, 1.29% E ZGJEDHËSVE KANË VOTUAR DERI NË ORËN 8:00 NË MË PAK SE GJYSMËN E QENDRAVE
Artikulli tjetërPROBLEMET ME IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK, KQZ: ATY KU NUK PUNON PAJISJA ‘PEI’, PROCESI TË VIJOJË ME LISTËN E PRINTUAR