Shqiptari shkakton aksidentin dhe largohet pa ndihmuar të plagosurit, denoncohet

Një 39-vjeçar shqiptar, rezident në Cesenatico në Itali është denoncuar nga policia italiane si shkaktar i një aksidenti rrugor me të plagosur. Sipas mediave lokale italiane, shqiptari është përgjegjës për plagosjen e disa personave mbrëmjen e 12 dhjetorit, në një aksident rrugor midis rrugës Viale Bramante dhe Dante Aligieri. Pas aksidentit, 39 vjeçari ka braktisur automjetin e tij në rrugë dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja pa u ofruar ndihmë të plagosurve. Shqiptari i denoncuar me profesion murator është i pamartuar dhe i padënuar më parë.

Artikulli paraprakVRANË OFICERIN E RENEA-S, 11 LAZARATAS KËRKOJNË GJYKIM TË SHKURTUAR PËR TË SHPETUAR NGA BURGU PËRJETË
Artikulli tjetërARRESTOHET 19-VJEÇARI: TRAFIKOI TË DASHURËN 14 VJEÇE PËR PROSTITUCION NË KOSOVË