Sipas MeteoAlb: Masat ajrore verilindore që kanë depërtuar drejtë gadishullit të Ballkanit do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjell shpeshtim të vranësirave, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -8°C deri në 9°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Vijon ndikimi i motit të vranët dhe reshjeve të dëborës në Rajonin Lindor dhe Qendror të Europës. Por rrebeshe shiu dhe stuhi ere mbetën Ishujt britanikë. Ndërsa kthjellime por temperatura relativisht të ulta do kenë dy skajet Veri dhe Jug i Europës.