Pas 20-vjeçarit Kristjan klemendi, policia njofton se ka arrestuar edhe Marjan Kolën, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Mësohet se Kola është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Kujtojmë se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij.

Ai dyshohet se është qëlluar me një plumb të vetëm prapa shpine, por që rezultoi fatal për të, pasi i preku organet jetësore.

Artikulli paraprak30-VJEÇARI GODET ME SENDE TË FORTA NJË PERSON, ARRESTOHET NGA POLICIA
Artikulli tjetërE ARRESTUAR PËR KORRUPSION SPAK JEP PRETENCËN PËR ISH-GJYKATËSEN ENKELEJDA HOXHA