Vrasjet me pagesë, burgim përjetë Andon Mëhillajt, 30 vite Julian Sinanajt

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shpallur vendimin për anëtarët e bandës së tritolit, duke dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Andon Mëhillaj, ndërsa Julian Sinanaj është dënuar me 30 vite burg. Sinanaj ka përfituar ulje dënimi për shkak se ka përfituar e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Me 10 vite burg është dënuar shtetasit Genis Mëhillaj, i arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Shtetit. Ndërkohë, me 8 vite burg është dënuar Ndriçim Gjokona, personi që denoncoi fillimisht bandën që kryente vrasje kundrejt pagesave nëpërmjet shpërthimeve të tritolit që vendosej kryesisht nëpër makina. Të paktën 15 akuza kanë formuluar prokurorët e çështjes për serial-killerin Sinanaj ku i janë faturuar dy vrasje si dhe një sërë atentatesh me lëndë eksplozive. Ndihmësi i killerit, Ndriçim Gjokona, akuzohet për 7 vepra penale ndër to vrasja dhe pjesmarrja në grup kriminal. 6 akuza janë formuluar për kushurinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj,të akuzuar si porositës të disa ngjarjeve mafioze në Vlorë. Ata kanë porositur vrasjen e shtetasve Sokol Veizi dhe Agron Çela si dhe kanë paguar Julian Sinanajn për të vendosur në shtepinë e ish-kreut të PD-së Vlorë, Ardian Kollozi. Marjon Mitro do të gjykohet për tre vepra penale. Prokuroria ka mundur të faktojë se ai ka poprositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 1.2 TON MARIJUANË NGA SHQIPËRIA ME VLERË 12 MLN EURO
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE, PËRPLASJA FATALE HUMB JETËN 20-VJEÇARI SHQIPTAR