Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Gjermaninë, ku një baba shqiptar vrau me armë zjarri dy fëmijët e mitur, plagosi gruan dhe më pas u vetëvra. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 22:53 në Kleiner Glinder Berg.

Bild shkruan se për autorin e krimit, shtetasin Flamur R., 44 vjeç nga Kosova, kishte pasur denoncim nga fëmijët e tij në mars të vitit të kaluar. Sipas kësaj media thuhet se fëmijët , 11 dhe 13 vjeç, kishin raportuar një zënkë mes prindërve të tij.

“Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm asnjë tregues për ndonjë rrezik për mirëqenien e fëmijës,”– tha Sabine Schmidt nga Zyra e Mirëqenies së Rinisë në lidhje me rastin në fjalë. Ndërkohë, shqetësime për familjen kishin pasur edhe fqinjët, të cilët i kishin denoncuar sherret e tyre në polici. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi ngjarja e rëndë.

Artikulli paraprakZBULOHET BEFASIA E MADHE QË PRODUKSIONI KA PËRGATITUR PËR BEATRIXËN
Artikulli tjetër“MË KA MARRË MALLI PËR 2 GISHTAT”, RAMA IRONIZON OPOZITËN NGA LAÇI