Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Leo Nikën, i cili disa javë më parë vrau dy prindërit e tij me armë zjarri në Durrës.

Krimi makabër ndodhi, sipas ekspertëve në kushte të rënda psikologjike të të riut, që është edhe baba i një fëmijë. Leo Nika, do të dalë nga burgu dhe do të dërgohet në Spitalin Psikiatrik. Sipas Gjykatës, ai nuk ka qenë i përgjegjshëm në momentin që ka kryer krimin. I akuzuari për vrasjen e babait të tij Ali Nika, 70 vjeç dhe nënës Jumrie Nika, 66 vjeçe, ka shfaqur gjendje të rënduar mendore para se të kryente krimin brenda familjes. Pas ngjarjes, kontrolli policor në banesën e tij ka gjetur antidepresantë ambulatorë, por ende nuk është saktësuar nëse i ka pasur apo jo të këshilluara nga mjeku përkatës.

Paqartësia e tij është vënë re që në momentet e para pas ngjarjes, në deklarimet e paqëndrueshme të dhëna prej tij në Policinë e Durrësit. Fillimisht ai është shprehur se nuk mbante mend të ketë qëlluar prindërit. /albeu.com/ Më pas ka dhënë një tjetër version, duke thënë se prindërit kishin refuzuar t’i jepnin lekë për të udhëtuar drejt Italisë.

Artikulli paraprakDEKRIMINALIZIMI, KQZ I HEQ MANDATIN KËSHILLTARIT TË BASHKISË PUKË
Artikulli tjetërVAU DEJËS, ASGJESOHEN 210 BIMË KANABIS