
Prokurori i Plemmeliodikon Volos ka ngritur akuzën për vrasje me dashje ndaj 50-vjeçarit që vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pasi mësoi nga vajza e tij, se 33-vjeçari kishte përdhunuar këtë të fundit në moshën 9-vjeçare.
Pas daljes nga gjykata, avokati mbrojtës i 50-vjeçarit, Mich. Vasilikos ka deklaruar se i pandehuri është në gjendje të keqe psikologjike. Avokati ka shtuar se gruaja e tij ka deklaruar se nuk e dinte që vëllai i saj ka përdhunuar vajzën e burrit që e kishte nga një martesë e mëparshme.
Dy motrat e tjera të 18-vjeçares thuhet se e dinin deri diku se çfarë kishte ndodhur, por jo të vërtetën absolute.