Gjykata e Lezhës la në burg autorin e vrasjes së Etleva Ndokës. Alfred Nikolli u vendos në masë sigurie për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Në gjykatë ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie për shkak të konfliktit tashme midis tri familjeve. 28-vjeçarja u qëllua me pistoletë brenda në sallonin e saj të bukurisë në bulvardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Kur ka ndodhur ngjarja brenda ndodhej edhe një punonjëse, e cila në deklarimet e saj ka identifikuar personin që kreu krimin. Vetë autori ka pranuar vrasjen për motive të dobëta.

Artikulli paraprakLIGJI PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE, PUNONJËS SOCIAL ME TRE TURNE NË ÇDO BASHKI
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, TAHIRI: OPOZITA TË BASHKËPUNOJË PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT