Vret me armë personin që ishte duke ngrënë në restorant

Një vrasës ka hyrë në një restorant në Maracaibo të Venezuelës dhe ka qëlluar katër herë më pistoletë një person që ishte duke ngrënë. Në videon e hedhur në internet duket momenti kur vrasësi hyn në restorant dhe shmang një vajzë të vogël para se të qëllojë mbi personin që sipas autoriteteve është pjesë e një organizate kriminale. I vrarë mbeti 34-vjeçari Climaco Segundo Uriana, mbi të cilin u qëllua katër herë më pistoletë.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK NË KOSOVË, VDESIN DY POLITIKANË
Artikulli tjetërKLD MBLIDHET PËR VETTINGUN DHE DHUNËN