Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin që BE mund të ndërmjetësojë mes tij dhe Kurtit në Bruksel. Ai tha se është e pakuptimtë të flasë me kryeministrin e Kosovës.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardhshme.

Artikulli paraprakSITUATA NË KOSOVË, VUÇIÇ I DREJTOHET ME FJALIM KOMBIT SERB! PRITET TË FLASË PËR RRËMBIMIN E 3 POLICËVE
Artikulli tjetërGOLI ‘SPEKTAKOLAR’ I ASANIT NË GARË PËR GOLIN MË TË MIRË NË KUALIFIKIMET ‘EURO 2024’