Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i pranishëm sot në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit me rastin e ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

Xhafaj tha se sot Shqipëria është një vend me i sigurt dhe se reformat janë të vështira por rrënjësore.

Sipas ministrit të Brendshëm vettingu në radhët e policisë nuk është një proces me kleçka dokumentacioni.

Ai tha tha gjithashtu se policia nuk do t’i përfillë spekullimet ngado që të vijnë.

“Është shumë pozitive që në radhët e policisë së shtetit, duke qartazi që shumica dërrmuese e kësaj trupe nuk ka lidhje me kontingjentin kriminal.

Polica do të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, e braktisën policinë dhe iu dorëzuan ilegalitetit dhe krimit.

Janë ata që i japin oksigjen grupeve kriminale, por jo ne. Ne sot më shumë se kurrë kemi bindjen se policia është shembulli më i shkëlqyer i mirëfunksionimit të shtetit në Shqipëri.

Vettingu në polici do të konsolidojë besimin te qytetarët e Republikës.

Jam më i vendosur se kurrë për të mbështetur dhe inkurajruar luftën me krimin dhe përballjen me paligjshmërinë.”

Artikulli paraprakNUK NDALET RËNIA E EUROS, VLERA SHKON NË 127.3 LEKË
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 5 MAJI DITA E DËSHMORËVE TË ATDHEUT, NË SHKODËR ZV/KRYEMINISTRJA DHE MINISTRI I JASHTËM