E përditshmja serbe “Novosti” ka zbardhur pikat kyçe të Kapitullit 35, të njohur ndryshe si Kapitulli për Kosovën. Në pikat e publikuara nga gazeta “Koha.net” thuhet se BE nuk kërkon nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Gracka” qëndron në mundësinë e “ngrirjes” së hapjes së kapitullit nëse mungon përparimi në marrëdhëniet me Kosovën. Kapitulli 35 ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Beogradit.
Disa nga pikat kryesore në këtë kapitull janë:
Serbia është e detyruar të realizojë marrëveshjet që i ka arritur me Kosovën më 25 gusht të vitit 2015 si dhe ato nga prilli i vitit 2013, të cilat kanë të bëjnë me policinë, gjyqësorin dhe mbrojtjen civile.
Brukseli do të vlerësojë dy herë në vit përparimin e Serbisë në fushat nga ky kapitull.
Dispozitat kalimtare të këtij kapitulli mund të përshtaten dhe të përditësohen gjatë negociatave. Nëse përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën ngecin në shkallë domethënëse në krahasim me negociatat e tjera, edhe nëse Serbia nuk i zbaton marrëveshjet e arritura me Kosovën, Komisioni Europian me iniciativë të vet ose me kërkesë të një të tretës së shteteve anëtare të BE-së, në përputhje me pikën 25 të kornizës negociuese, do të propozojë që të ngrihet hapja e kapitujve të rinj.

Artikulli paraprakLufta kundër terrorizmit , Kerry në Moskë për krizën siriane, takohet me Putin e Lavrov
Artikulli tjetërMashtrimi me rimbursimet e ilaçeve, dërgohen për gjykim 9 persona