Vendimi i i fundit i Keshillit te Ministrave qe thekson se shqiptarët do të thirren nën armë, në situata të jashtëzakonshme kundershtohet nga qytetaret shkodran.

Sipas tyre me rikthimin e zborit Kryeministri Rama po rikthen sistemin konumist ne vend. Per ta nje vendim i tille eshte jashte cdo llogjike duke qene se Shqiperia eshte edhe anetare e NATO-s, aleances me te madhe ushtarake ne bote. Qeveria shqiptare me se nje çerek shekulli nga renia e komunizmit, nepermjet nje vendimi ka miratuar “planin e mobilizimit te pergjithshem ose te pjesshem te burimeve njerezore e materiale te vendit gjate periudhes per te cilen kerkohet vendosja e masave te jashtezakonshme”. Nderkohe Ne kete vendim parashikohet se, ”mobilizimi ushtarak eshte detyrim ligjor i shtetasve per te siguruar plotesimin e njesive e te reparteve te strukturave ushtarake me personel gjate periudhave ne te cilat jane vendosur masa te jashtezakonshme”. Mobilizimi kryhet ne baze te situatave te veçanta dhe nevojave te Forcave te Armatosura. eshte ministria e Mbrojtjes ajo qe nepermjet Qendres se Personel-Rekrutimit harton listen e personelit rezerve.

Artikulli paraprakRESURSET ARKEOLOGJIKE DHE NATYRORE TË ZONËS, NË BASHKINË VAU DEJËS
Artikulli tjetërANGAZHIMI NË “NATO”, QEVERIA RIKTHEN “ZBORIN” PËR SHQIPTARËT