
Shkrimtari dhe publicisti shqiptaro-amerikan Zef Përgega promovoi në vendlindjen e tij, Lezhë, 2 botimet më të fundit, “Epika Malsore”, një libër me 12 mijë vargje, i cili i kushtohet heroizmit të shqiptarëve të Malësisë së Madhe, si dhe “Na T’Pkatit”, i cili u eshte dedikuar njerëzve që kontribuojnë për shoqërinë shqiptare.
Në veprimtarinë e organizuar në Lezhë u vlerësua krijimtaria e autorit dhe kontributi i tij në letërsinë shqipe. Për veprën e Zef Përgegës folën shkrimtarë, poetë, botues dhe përfaqësues të institucioneve kulturore.
Zef Përgega, i cili prej më shumë se 20 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është autor i plot 50 librave të profileve të ndryshme, duke dëshmuar një krijimtari të gjerë dhe të vazhdueshme letrare.
https://youtu.be/7pj27lq-XG0


