Zelanda e Re ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm do të hapë kufijtë në faza për personat e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një njoftim, ministri i përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 i vendit, Chris Hipkins, tha se në fazën e parë qytetarët plotësisht të vaksinuar të Zelandës së Re dhe mbajtësit e vizave të qëndrimit nga 16 janari do të mund të udhëtojnë pa karantinë vetëm nga Australia.

Hipkins shtoi se qytetarët e vaksinuar plotësisht të Zelandës së Re ose mbajtësit e vizave të qëndrimit do të mund të hyjnë në vend nga 13 shkurti.

Siç tha ai, vendi do të hapë kufirin për të gjithë udhëtarët ndërkombëtar nga 30 prilli, megjithatë udhëtarët do të duhet të posedojnë test negativ për COVID-19, përfshirë dëshminë e vaksinimit të plotë.

“Mbyllja e kufirit tonë ishte një nga hapat e para që ndërmorëm për të mbajtur vendin tonë të sigurt nga COVID-19 dhe do të jetë gjëja e fundit që do të hapim. Ne kemi një plan të qartë, të thjeshtë dhe të sigurt, përfshirë një periudhë të detyrueshme të izolimit. Kufiri do të hapet në tre hapa”, tha Hipkins.

Zelanda e Re po ashtu hoqi Indinë, Pakistanin dhe Brazilin nga klasifikimi i saj me rrezik shumë të lartë dhe tha ase udhëtarët nga këto vende do të lejohen të hyjnë nga viti i ardhshëm.

Megjithatë, Papua Guinea e Re akoma do të mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Që nga shpërthimi i pandemisë vitin e kaluar, Zelanda e Re ka raportuar gjithsej 10.609 raste me COVID-19 dhe 40 vdekje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, 92 për qind e popullsisë kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19, ndërsa 84 për qind e tyre janë vaksinuar plotësisht.

Artikulli paraprakABAZOVIQ: NUK KAM AMBICIE TË JEM KRYEMINISTËR I MALIT TË ZI
Artikulli tjetër“SQUID GAME” VRET EDHE NË JETËN REALE/ NJË STUDENT DO EKZEKUTOHET, PASI FUTI ILEGALISHT NJË KOPJE TË SERIALIT NË VEND.