Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot qytetin port jugor, Mykolaiv në një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev. Zyra e tij tha se ata diskutuan gjendjen e ekonomisë, rivendosjen e furnizimit me ujë dhe situatën bujqësore.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua kërcënimeve nga toka dhe deti. Ne nuk ndalemi së punuari për fitore”, thuhet në deklaratë.

Vizita e tij vjen një ditë pasi një sulm rus vrau dy persona dhe plagosi 20 të tjerë në qytet. Qyteti është shënjestruar rregullisht nga sulmet e artilerisë dhe raketave ruse, thonë zyrtarët.

Artikulli paraprakRIKTHEHET TRADITA, ZHVILLOHEN GARAT E NOTIT NË SHIROKË
Artikulli tjetërVETTING NË DREJTËSI EDHE NË KOSOVË! ALBIN KURTI: KOMISIONI I VENECIAS NA DHA ‘DRITËN JESHILE’